Fillojnë të ndihen pasojat e luftës, inflacioni kërcen në 2.8%, niveli më i lartë në dy vjet
Kriza në Lindjen e Mesme ka filluar te japë efekte në shtrenjtimin e kostos së jetesës për shqiptarët. Në prill, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të shportës kryesore te mallrave arriti në 2.8%, nga 2.6% që ishte në mars, muaji i parë pas fillimit të luftës që ndikoi në rritjen e menjëhershme të çmimeve të karburanteve mbi 200 lekë, nga 175 lekë që ishte deri në shkurt. Ky është niveli më i lartë që nga janari 2024, kur vendi po vuante ende nga efektet e luftës Rusi Ukraine. Efektin kryesor në rritjen e çmimeve e ka dhënë transporti, i ndjekur nga qiratë. Në mbledhjen e fundit, Banka e Shqipërisë, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendosi të mbajë normën bazë,...
Burimi:
syri.net