Fermerët e Kolonjës bashkohen në SHBB “ARRKO”, ministri Salla: Mundësi për zhvillimin e ekonomisë lokale
Shoqëria e Bashkëpunimit Bujqësor “ARRKO”, e krijuar në kuadër të nismës për organizimin e fermerëve sipas produkteve prioritare në çdo bashki është një model që synon të bashkojë fermerët e Kolonjës për të prodhuar, përpunuar dhe tregtuar së bashku. Përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor fermerët jo vetëm që forcojnë pozitën e tyre në treg, por përfitojnë edhe mbështetje të plotë përmes Skemës Kombëtare, ku SHBB-të prioritizohen dhe financohen të parat me 100%. Gjatë një takimi në Kolonjë u diskutua gjithashtu mbi nismën “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, e cila u krijon fermerëve dhe sipërmarrësve mundësi të investojnë në zgjerimin e aktivitetit, rritjen e kapaciteteve përpunuese, krijimin e më shumë vlerës së shtuar dhe forcimin e konkurrueshmërisë së sektorit agroushqimor. Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai e cilësoi këtë...
Burimi:
sot.com.al