Falja e detyrimeve tatimore, 30 Qershori data e fundit edhe për pagesat e paqes fiskale

Falja e detyrimeve tatimore, 30 Qershori data e fundit edhe për pagesat e paqes fiskale

Bizneset që duan të përfitojnë nga ligji i faljes fiskale kanë edhe 15 ditë afat për të “shpëtuar” gjysmën e detyrimit tatimor që kanë për të paguar. Sipas afateve të përcaktuara nga administrata tatimore data 30 Qershor 2026 është afati i fundit për pagesën njëherësh të 50% të detyrimit principal, për të përfituar “fshirjen e 50% të tij”, për detyrimet tatimore të periudhës 2015–2019 si dhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara për periudhën deri më 31.12.2024, për të përfituar faljen e gjobave për deklarim të vonuar. Data 30 Nëntor 2026 është afati i fundit që kanë subjektet për të paraqitur pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse aktin e heqjes dorë nga ankimi. 31 Dhjetor 2026 është afati i fundit për pagesën e 75% të detyrimit...