Eurozone, inflacioni arrin 3.2 përqind/ Lufta në Iran rrit më tej çmimet e energjisë
Çmimet në Eurozonë u përshpejtuan më tej në maj për shkak të kostove më të larta veçanërisht të energjisë. Inflacioni arriti në 3.2% muajin e kaluar, nga 3% që ishte në prill, shumë mbi objektivin e Bankës Qendrore Europiane prej 2%. Rritja sipas Eurostat u nxit nga energjia që shënoi normën më të lartë vjetore të inflacionit në 10.9% e ndjekur nga shërbimet, çmimet e të cilave u rritën më 3.5 % në maj. Përshpejtimi i inflacionit në Eurozonë përforcon pritshmëritë për një rritje të normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane në mbledhjen e qershorit. Analistët vlerësojnë se ndërhyrja në politikën monetare do të jetë e pashmangshme pasi çmimet e larta të energjisë po depërtojnë në sektorë të tjerë të ekonomisë duke shtuar presionet...
Burimi:
sot.com.al