Euro e mbyll javën në rënie, prek rekord të ri në vlerën e 95.44 lekëve

Euro e mbyll javën në rënie, prek rekord të ri në vlerën e 95.44 lekëve

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur këtë javë në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.44 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Që nga fillimi i vitit, Euro është zhvlerësuar me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia e monedhës europiane ka arritur nivelin 2.8%. Tremujori i dytë duket se i ka forcuar më shumë presionet nënçmuese mbi kursin e këmbimit të Euros, presione që, ndryshe nga vitet e mëparshme, kanë qenë të dukshme madje edhe në tremujorin e parë të vitit. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta valutore është e bollshme, ndërsa kërkesa e ulët, duke bërë që tregu të...