Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore, 7.5 mld €

Euro e dollari e mbyllin majin më të dobëta se kurrë! Rekord i ri edhe për rezervat valutore, 7.5 mld €

Muaji maj ka sjellë një tjetër rekord për kursin e këmbimit, me euron që prek nivelin më të ulët historik ndaj lekut. Referuar kursit të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer në maj me mesatarisht 95.48 lekë, nga 98.51 lekë që ishte vlera në maj të vitit të shkuar, pra ka humbur më shumë se 3 lekë përballë lekut. Kjo është vlera më e ulët që ka prekur monedha evropiane në tregun valutor. Paralelisht me euron në rënie edhe më të fortë është dollari amerikan, i cili është këmbyer me mesatarisht 81.76 lekë, ose 13.33 lekë më pak, se në majin e 2025-ës. Për të mbajtur në kontroll kursin e këmbimit, dhe sidomos për të mos lejuar një rënie më të madhe të euros,...