Energjia, ndryshon ligji për qytetarët! MIE: Më shumë zgjedhje, më shumë kontroll mbi faturën

Energjia, ndryshon ligji për qytetarët! MIE: Më shumë zgjedhje, më shumë kontroll mbi faturën

Furnizim më i sigurt, çmime më transparente dhe më shumë rol për qytetarin, këto janë ndryshimet kryesore që sjell projektligji i ri për energjinë elektrike. Reforma synon të kalojë nga një treg i mbyllur drejt një sistemi më konkurrues, ku konsumatori nuk është më thjesht pagues i faturës, por pjesë aktive e tregut. Për qytetarët, kjo përkthehet në më shumë mundësi zgjedhjeje për furnizuesin, kontrata më fleksibël dhe, në disa raste, edhe mundësi për të prodhuar vetë energji, për shembull nga panelet diellore, dhe për ta shitur atë në rrjet. Po ashtu, pritet të rritet transparenca e çmimeve dhe të përmirësohet cilësia e shërbimit. “Projektligji promovon çmime dhe kosto të përballueshme e transparente për konsumatorët. Gjithashtu, rrit të drejtat dhe mbrojtjen e tyre në treg....