Energjia drejt modelit europian, shtatë ndryshimet e projektligjit të ri
Një projektligj i ri “Për sektorin e energjisë elektrike” e zhvendos tregun nga një model më i kontrolluar drejt një sistemi të ekspozuar ndaj çmimeve të bursës, kontratave private dhe konkurrencës rajonale, duke rritur njëkohësisht rrezikun për bizneset dhe mundësitë për investitorët. Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë hodhi së fundmi për konsultim një projektligj të ri “Për sektorin e energjisë elektrike”. Ky draft vjen thuajse një dekadë nga miratimi i ligjit të fundit ende në fuqi dhe që për kohën kur u miratua synonte të zgjidhte dhe të rindërtonte arkitekturën e brendshme të tregut, si dhe reformimin e tij. Projektligji i ri ka një qasje më të gjerë që e sheh tregun vendas tashmë në raporte integrimi rajonal dhe europian duke shkuar drejt modelit...
Burimi:
javanews.al