Elira Kokona “pazar” me pronat e shtetit, Policia dhe Emergjencat dëbohen nga bregdeti i Dhërmiut e Palasës për t’u…

Elira Kokona “pazar” me pronat e shtetit, Policia dhe Emergjencat dëbohen nga bregdeti i Dhërmiut e Palasës për t’u…

Nën drejtimin e Elira Kokonës, Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur një procedurë ndërkombëtare që po ngre dyshime të forta për tjetërsimin e pronave publike në jug të vendit. Ky projekt skandaloz parashikon që dy stacione kyçe të policisë në Dhërmi dhe Palasë të dëbohen përfundimisht nga pozicionet e tyre strategjike në buzëdet. Trojet shtetërore ku sot operojnë forcat e sigurisë do t’i dhurohen investitorëve privatë për ndërtimin e komplekseve hoteliere luksoze. Në këmbim të këtij “pazari” të dyshimtë, shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia do të izolohen pranë rrethrrotullimit të Palasës. Ky vendim absurd jo vetëm që cenon sigurinë kombëtare dhe kohën e reagimit të ambulancave, por i hap rrugë betonizimit të egër të Rivierës Shqiptare. Ndërkohë që privati do të zhvillojë hotele me...