Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë
Kërkesa e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, për të marrë leje dhe për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore të nënës së tij është refuzuar për arsye sigurie. Mësohet se vendimi është marrë pasi Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e sigurisë gjatë shoqërimit të Çapjas jashtë ambienteve të burgut. Varrimi i nënës së Çapjas mbahej sot, në orën 14:00, në Elbasan. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Burgjeve i ka drejtuar një kërkesë Policisë, duke pyetur nëse ajo do të merrte përsipër shoqërimin dhe sigurinë e Çapjas gjatë daljes nga burgu për të marrë pjesë në varrim. Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, Policia nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës, duke bërë që Çapja të mos mund të...
Burimi:
javanews.al