Tritoli trondit Shënkollin, persona të paidentifikuar vendosën eksploziv në portën e murit rrethues të banesës së të moshuarit!
Një shpërthim me tritol ka tronditur fshatin Shënkoll në Lezhë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (10 gusht). Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se në portën e murit rrethues të banesës së 73-vjeçarit M.D., ka shpërthyer një lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve. “Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e...
Burimi:
javanews.al