Durrës-Tiranë-Rinas me tren në 2027-ën? Nis gara për operatorin e linjës
Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë shërbimin publik hekurudhor për linjën Durrës-Tiranë-Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili do të duhet të sigurojë edhe trenat. Thirrja për shprehje interesi e publikuar në 27 maj 2026 nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në koordinim me Hekurudhën Shqiptare parashikon pikërisht këtë aspekt. Kompanitë ose konsorciumet e interesuara kanë afat deri më 26 korrik 2026 për të dorëzuar shprehjen e interesit. Sipas dokumentit, kontrata e ardhshme do të nisë me operimin e shërbimeve në korridorin Durrës-Tiranë-Rinas, ndërsa tenderi pritet të hapet në 3-mujorin e katërt të vitit 2026. Nisja e shërbimeve të pasagjerëve parashikohet në 3-mujorin e katërt të vitit 2027. Operatori që do të kontraktohet duhet të sigurojë edhe mjetet lëvizëse, pra trenat, të...
Burimi:
javanews.al