Drejtoria e Tatimeve plan kontrollesh në turizëm, në fokus çmimet dhe pagat
Drejtoria e Tatimeve ka publikuar planin e kontrolleve për sektorin e turizmit gjatë këtij viti, duke vendosur në fokus çmimet, punësimin dhe deklarimin e pagave. Bizneset e shërbimeve turistike do t’i nënshtrohen inspektimeve sipas një plani me 8 pika, ku përfshihen bujtinat, hotelet, apartamentet me qira, agroturizmat dhe bar-restorantet. Përmes këtij aksioni synohet rritja e numrit të bizneseve që paguajnë TVSH dhe tatim mbi fitimin, si dhe goditja e evazionit fiskal dhe aktivitetit të paregjistruar. Kontrollet do të përfshijnë gjithashtu verifikimin e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, identifikimin e punonjësve të padeklaruar dhe pagesat informale. Administrata Tatimore do të përdorë edhe të dhëna nga platformat Booking dhe Airbnb për të verifikuar çmimet e deklaruara nga strukturat akomoduese. Në plan parashikohet përfshirja e të gjithë subjekteve me...
Burimi:
sot.com.al