Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj: Më 1 korrik nis rimbursimi 10% i faturave për rreth 10 mijë fermerë
Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj bëri të ditur sot se më 1 korrik nis procesi i rimbursimit të fermerëve në masën 10% të vlerës së faturave, ndërsa numri i përfituesve llogaritet të jetë rreth 10 mijë fermerë në të gjithë vendin. Në një intervistë për mediet, Binaj tha se, bazuar në përllogaritjet paraprake të administratës tatimore, fondi që pritet të përfitohet nga fermerët arrin në rreth 10,7 milionë euro. Ai nënvizoi se, krahasuar me një vit më parë, është regjistruar një rritje e ndjeshme e autofaturave, duke reflektuar zgjerimin e formalizimit të aktivitetit bujqësor dhe përfshirjen e më shumë fermerëve në skemë. Sipas Binajt, administrata tatimore po përgatit të gjithë procedurën e nevojshme për nisjen e procesit të rimbursimit, duke synuar një mekanizëm...
Burimi:
kohajone.com