DIVA, kompensim fëmijësh për 77 mijë persona, Malaj: Më 1 korrik rimbursim faturave të fermerëve

DIVA, kompensim fëmijësh për 77 mijë persona, Malaj: Më 1 korrik rimbursim faturave të fermerëve

Afro 77 mijë individë do të marrin kompensim për fëmijët nën 18 vjeç. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se drejtoria e tatimeve ka nisur përllogaritjet për paratë që do t’u kthehen pas qytetarëve që kanë dalë me tatim të mbipaguar nga dorëzimi i Deklaratës Individuale të të Ardhurave. “Nga 164,263 DIVA të dorëzuara, rezultojnë 77 mijë janë përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç. Sipas përllogaritjeve janë 1.4 miliardë lekë që do të shkojnë për rimbursim për individët, por deri më tani janë kërkuar 670 milionë lekë të kërkuara nga individët për të kaluar në llogaritë bankare”, tha Malaj. Malaj njoftoi edhe datën se kur do të nisë kompensimi me 10% i fermerëve për faturat që ata marrin kur shesin produktet e tyre...