Deputetët dhe bankierët kryesojnë, arrihet objektivi i qeverisë për “pagë mesatare 900 euro”
Paga mesatare bruto në vend në tremujorin e parë të vitit arriti në 90 mijë e 119 lekë. Krahasuar me fund-vitin e shkuar paga mesatare u rrit me 3 mijë e 135 lekë, ndërsa në raport me 3-mujorin e parë të vitit të shkuar ajo u zgjerua me 7 mijë e 909 lekë. Por teksa në dukje qeveria ka arritur objektivin për “pagë mesatare 900 euro”, pas heqjes së sigurimeve dhe aplikimit të tatimit, ajo që mesatarisht një qytetar shqiptar merr në xhep është vetëm 72 mijë lekë. “Ajo që po ndodh është kjo: Nga njëra anë ne kemi qeverinë që bën shumë zhurmë për rritjen e pagave dhe pjesën më të madhe të shoqërisë që ndjen pak efekte. Rritja e pagës mesatare në këto...
Burimi:
javanews.al