Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

Rreth 47 mln euro të ardhura, mbi 37 mijë aplikime për rivlerësimin e pronave në 6 muaj

Mbi 37 mijë aplikime në gjashtë muaj… qytetarë dhe bizneset po rivlerësojnë pronat e tyre, ndërsa në arkën e shtetit janë futur rreth 47 milionë euro. “Miratimi i rivlerësimit ka dhënë një lloj zhbllokimi të kontratave, të marrëveshjeve të shitjes dhe blerjeve. Një frymëmarrje në tregun e pasurive të paluajtshme. Por kjo nuk po reflektohet et shitjet dhe blerjet. thjesht ka më shumë prona të listuara”, shpjegon për A2 CNN Gjin Gjoka, sipërmarrës në “Real Estate”. Të dhënat nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës tregojnë se interesi më i madh është në Tiranë dhe Durrës, ku njëkohësisht edhe çmimet janë rritur më shumë. Rreth 70 për qind e rivlerësimeve janë bërë me qëllim shit-blerjen e pronës. “Ju them qytetarëve që tu drejtohen agjencive, noterëve për të...