‘TEC-et lundruese në Vlorë, aferë që ulëret’, Bardhi: Dëmi shkon deri 80 milionë euro, e kam kallëzuar me prova

‘TEC-et lundruese në Vlorë, aferë që ulëret’, Bardhi: Dëmi shkon deri 80 milionë euro, e kam kallëzuar me prova

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaron se termocentralet lundruese në Vlorë janë një aferë korruptive, që sipas tij, i ka shkaktuar Shqipërisë një dëm prej të paktën 80 milionë eurosh. Bardhi tha se provat për këtë çështje janë dorëzuar në SPAK më shumë se një vit më parë, ndërsa shtoi se ende SPAK nuk e ka vënë nën akuzë kryeministrin Edi Rama dhe ish zv kryeministren e ish ministren Belinda Balluku. “Fituesi u paracaktua kohë përpara se të hapej tenderi dhe në Shqipëri u sollën dy rrangalla energjetike, që prodhojnë shumë më pak nga sa parashikonte kontrata dhe me një kosto shumë më të lartë se tregu. “Tigrat” e Ramës dhe Ballukut provojnë sot të paktën një gjë: kontrata nuk siguroi energjinë...