Iu gjet pushka në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari në Mat, kishte precedent për armë pa leje
Një 40-vjeçar është arrestuar në fshatin Gurrë e Vogël në Mat, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri tip pushkë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Bëhet fjalë për personin me inicialet R. T., i njohur edhe më herët për precedent në fushën e armëmbajtjes pa leje. Njoftimi i Policisë për Shtyp “Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në fshatin Gurrë e Vogël një 40-vjeçar, person me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje, i cili mbante në banesë, një armë zjarri tip pushkë. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak. Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa...
Burimi:
sot.com.al