Çmimet ulin konsumin e naftës, bien importet. Në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton karburant më pak, rritet konsumi i cigareve

Çmimet ulin konsumin e naftës, bien importet. Në prill u zhdoganuan 8.7 mijë ton karburant më pak, rritet konsumi i cigareve

Nga lufta në Lindjen e Mesme tek xhepi i qytetarëve shqiptarë… efekti i naftës po ndihet çdo ditë më shumë. Çmimet e larta kanë bërë që shumë drejtues mjetesh të kufizojnë lëvizjet, ndërsa importet e karburanteve kanë shënuar rënie për herë të parë pas një kohe të gjatë. Pas shumë muajsh, importi dhe zhdoganimi i naftës ka shënuar rënie, në një kohë kur tensionet në situatën gjeopolitike dhe luhatjet në bursat ndërkombëtare kanë mbajtur të larta çmimet e hidrokarbureve. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë muajit prill u zhdoganuan 52 mijë ton karburante, nga 60.7 mijë ton që ishin importuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në rreth 8.7 mijë ton më pak konsum krahasuar me prillin...