Çmimet rriten edhe përtej naftës, pjesa më e qëndrueshme e inflacionit ‘kërceu’ në prill
Përbërësit më të qëndrueshëm të inflacionit shënuan një rritje të ndjeshme në muajin prill. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë, inflacioni bazë neto dhe inflacioni që përjashton ushqimet dhe mallrat energjetike u rritën njëkohësisht, duke treguar se presionet për rritjen e çmimeve ngelen të larta, edhe përtej efektit afatshkurtër të shtrenjtimit të naftës. Shifrat e Bankës Qendrore tregojnë se inflacioni vjetor bazë u rrit në 2.92%, nga 2.72% që kishte qenë një muaj më parë. Inflacioni bazë ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur shënonte nivelin 2.5.3%. Inflacioni bazë qëndroi edhe këtë muaj sipër nivelit të inflacionit total në ekonomi, që për prillin, sipas shifrave të INSTAT, arriti në 2.8%. Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi...
Burimi:
syri.net