Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri/ Himara dhe Vlora pritet të përfitojnë nga vala e re e investimeve
Disa nga zonat më të njohura të Shqipërisë do të vijojnë të shënojnë rritje të fortë të çmimeve të pronave gjatë viteve të ardhshme. Zhvillimi i turizmit, investimet në infrastrukturë dhe rritja e interesit nga blerësit e huaj po e bëjnë tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme një nga më dinamikët në rajon. Në fokus të studimit nga Investropa janë zonat bregdetare të jugut të cilat konsiderohen me potencial të lartë për investim. Sipas Investropa, Lungomare dhe Uji i Ftohtë në Vlorë pritet të regjistrojnë rritje vjetore të çmimeve nga 10% deri në 15%, kryesisht falë Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Aeroporti pritet të përmirësojë ndjeshëm aksesin drejt rivierës shqiptare dhe të sjellë një fluks më të madh turistësh dhe investitorësh. Studimi thekson se ndikimi i...
Burimi:
sot.com.al