Çmimet e naftës gjithnjë e në rritje, miratohet kompensimi për transportin publik
Nafta dhe benzina në vendin tonë po përballen më një luhatshmëri të dukshme në kosto, ndërsa mësohet se Bashkia Tiranë ka miratuar projektvendimin për kompensimin e transportit publik në kryeqytet. Në mbledhjen e bërë së fundmi të Këshillit Bashkiak të Tiranës, mësohet se palët u dakordësuan që nëpërmjet një pjese të buxhetit të shtetit, të sigurohet pagesa e 50 lekë për litër naftë për transportet publike. Mësohet e projektvendimi i miratuar ditën e sotme do të zgjasë për 3 muaj, më konkretisht deri në gushtin e këtij viti. Buxheti financiar i këtij projektvendimi parashikohet të jetë në koston 250 milion lekë dhe thuhet se do të sigurohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, si dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për linjat urbane...
Burimi:
javanews.al