Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

Çmimet e banesave u rritën me 28 %, BSH: U nxitën nga pronat në bregdet, ngadalësohet ritmi në Tiranë

Rritja e çmimeve të pronave me ritme të larta ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit që lamë pas. Indeksi Fischer i Bankës së Shqipërisë që përllogarit çmimin mesatar të banesave të shitura vë në dukje se pronat u shtrenjtuan në këtë periudhë me 28% në rang kombëtar krahasuar me vitin 2024. Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributi kryesor në rritjen e çmimeve e ka nxitur zonat e bregdetit ndërsa kryeqyteti ka shfaqur një ngadalësim të ndjeshëm. “Vlera e indeksit për Tiranën tregoi ndryshime të lehta dhe kontributin kryesor në rritjen e indeksit e ka dhënë ecuria e çmimeve në bregdet”, tha Banka e Shqipërisë. Kjo rritje është mbështetur jo vetëm nga kërkesa vendase, por edhe nga blerjet e jorezidentëve, që sipas vrojtimit...