CEFTA 2026 nën drejtimin e Shqipërisë, çfarë pritet të ndryshojë për bizneset dhe qytetarët?
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Mbledhjen Ministrore mbi prioritetet e CEFTA 2026, ku Shqipëria, në cilësinë e Kryesisë së radhës, prezantoi vizionin dhe prioritetet për forcimin e integrimit ekonomik rajonal dhe afrimin gradual me Tregun Unik Evropian. Në fjalën e saj hapëse, ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e momentit për Shqipërinë, pas konfirmimit zyrtar të përmbushjes së standardeve të ndërmjetme për Klasterin 1 – “Themeloret”, gjatë Konferencës së 8-të të Anëtarësimit ndërmjet Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ky zhvillim hap rrugën për mbylljen e negociatave teknike të avancuara, përfshirë Kapitullin 30 që lidhet me tregtinë ndërkombëtare. Gjatë takimit, Ibrahimaj vlerësoi rolin e CEFTA-s si një platformë kyçe për përgatitjen e vendeve të rajonit drejt integrimit në Tregun Unik të BE-së, në përputhje...
Burimi:
javanews.al