Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore nëpërmjet TVSH-së. Analiza e të arkëtimeve në tremujorin e parë të vitit 2026 tregon një hov të ardhurash nga TVSH në mars pas dy muajve të zbehtë. Prurjet nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar muajin e kaluar arritën në 20.5 miliardë me rritje vjetore 14%. Siç shihet nga të dhënat e grafikut më poshtë ka përshkallëzim të mbledhjes së kësaj takse, e cila nis me një rritje modeste prej 2.1% në janar, 5.5% në shkurt dhe kulmon me rritje dyshifrore ne mars. Presioni i çmimeve i diktuar nga kriza në Iran ka luajtur një rol të madh. Duke qenë se TVSH-ja aplikohet si përqindje mbi...