Bujqësia, interes për financime/ Ministri Salla: Aplikoni në nismën ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’
Investimet në agropërpunim, rritja e bashkëpunimit me fermerët dhe zgjerimi i eksporteve të produkteve shqiptare po mbështeten përmes politikave të qeverisë dhe programeve të financimit për biznesin. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në kompaninë “Fenix” në Elbasan, një sipërmarrje e ngritur mbi vizionin për t’i dhënë më shumë vlerë produkteve shqiptare, e cila sot është e specializuar në përpunimin e ullirit, vajit të ullirit dhe produkteve të peshkut. Salla vlerësoi zhvillimin e kompanisë, duke theksuar se investimet e realizuara në teknologji moderne dhe mbështetja nga politikat publike kanë krijuar mundësi për rritjen e prodhimit, punësimit dhe eksporteve. “Me investime në teknologji moderne, mbështetje nga Skema Kombëtare dhe së fundmi me markën e saj ‘Toka’, kompania ka...
Burimi:
sot.com.al