BSH: Shqiptarët kanë kursyer 70 milionë euro nga SEPA

BSH: Shqiptarët kanë kursyer 70 milionë euro nga SEPA

Rreth 70 milionë euro në 7 muaj. Kaq para kanë kursyer shqiptarët sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë nga nisja e transaksioneve në Zonën Unike të Pagesave, SEPA. Holta Zaçaj, zv/guvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë. ”Qytetarët kanë filluar të kryejnë më shumë transferta, kemi 363 mijë transferta, të cilat në total shkojnë në 4.3 miliardë euro. Është qartë një mënyrë që ka inkurajuar transfertat. Është një metodë që ndihmon jo vetëm për të kursyer, por edhe për të “cashless economy”, e cila përbën një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë”. Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare në euro është kryer në rrugë elektronike, falë edhe tarifave më të ulëta që aplikohen në këtë rast. Holta Zaçaj theksoi: “Një shifër tjetër që ndoshta...