BSH optimiste, ndikimi i krizës në Lindjen e Mesme në inflacion dhe rritje do të jetë kalimtar
Banka e Shqipërisë ngelet optimiste se perspektiva e zhvillimeve të ekonomisë shqiptare mbetet pozitive. Raporti i Politikës Monetare për tremujorin e dytë të vitit arrin në përfundimin se, në skenarin bazë, i ndërtuar mbi supozimin e një përfundimi të shpejtë të luftës në Lindjen e Mesme dhe normalizim gradual të çmimeve të naftës gjatë vitit të ardhshëm, aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet, ndonëse me norma më të ngadalta gjatë vitit 2026. Po ashtu, inflacioni pritet të shënojë një nivel disi më të lartë krahasuar me parashikimet e mëparshme gjatë vitit 2026, por ai nuk parashikohet të shfaqë shmangie të ndjeshme në kahun e sipërm ndaj objektivit. Megjithatë, në raport thuhet se materializimi i skenarëve më të rënduar të rrezikut do të shoqërohej me...
Burimi:
sot.com.al