Bordi vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës! Sa do paguani nga sot?

Bordi vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës! Sa do paguani nga sot?

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë, 29 prill, çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit: Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) do të jetë 203 lekë/litër, ndërsa me shumicë 191 lekë/litër. Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë 180 lekë/litër, ndërsa me shumicë 168 lekë/litër. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë detyrimisht këtë vendim. Në rast shkeljesh, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet përgjegjëse.