Bordi ul naftën me 13 lekë, do të shitet 197 lekë për litër! Benzina shkon në 172 lekë litri
Bordi i Transparencës ka ulur me 13 lekë çmimin e naftës, e cila tani do të shitet 197 lekë. Benzina do të shitet me 172 lekë, 4 lekë më pak sesa një ditë më parë. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 18 ora 10:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Rënia e çmimit të karburanteve vjen pas rihapjes së Ngushticës së Hormuzit një ditë më parë. Gjithashtu SHBA-të kanë zgjatur afatin e lejimit të shitjes dhe shpërndarjes së naftës ruse deri më 16 maj. Njoftimi i plotë: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo...
Burimi:
javanews.al