Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta zbret në 180 lekë/litër, benzina në 168 lekë
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve, duke reduktuar me 3 lekë për litër çmimin e naftës dhe me 2 lekë për litër çmimin e benzinës. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën do të jetë 180 lekë për litër, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në 168 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me një çmim maksimal prej 168 lekësh për litër në shitjen me pakicë dhe 156 lekë për litër në shitjen me shumicë. Vendimi do të hyjë në fuqi duke nisur nga ora 14:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut. Bordi i Transparencës u ka kujtuar operatorëve të...
Burimi:
javanews.al