Bordi i transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta
Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot në orën 11:30. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 203 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 191 lekë/litër, duke e ulur çmimin me 3 lekë/litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 180 lekë/litër dhe 168 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit. Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut. Gjithashtu, është...
Burimi:
kohajone.com