Bordi i Ramës s’ndal rritjen e çmimit të naftës, i kalon sërish 200 lekë për litër
Bordi i Ramës ngre sërish çmimin e naftës, duke e kaluar sërish nivelin e 200 lekëve për litër. Bordi njoftoi sot një shtrenjtim prej 4 lekësh për litër ditën e sotme, duke e çuar atë në 201 lekë. Sipas njoftimit, Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot...
Burimi:
syri.net