Bordi i Ramës rrit çmimin e naftës për qytetarët

Bordi i Ramës rrit çmimin e naftës për qytetarët

Bordi i Transparencës ka ngritur me 4 lekë çmimin e naftës dhe 3 lekë benzinën. Vendimi është marrë këtë të shtunë,9 maj, ndërsa referuar njoftimit çmimi i shitjes me pakicë, nafta do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Rritje të çmimit ka pësuar edhe benzina, me 3 lekë, ku bordi thotë se tregtimi do të jetë jo më shumë se 182  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër. Edhe pse nafta dhe benzina kishin parë një ulje të çmimit dy ditët e fundit, Bordi i Transparencës vendosi t’i rrisë sërish ato për qytetarët, ndërsa situata në tregjet globale po stabilizohet. Bordi i Transparencës në datë 9 Maj 2026,...