Boom pagesash me kartë, 68% e transaksioneve kryhen elektronikisht

Boom pagesash me kartë, 68% e transaksioneve kryhen elektronikisht

Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, për 3-mujorin e parë 2026 individët dhe bizneset kanë kryer mbi 16 milionë pagesa në rrugë bankare, në rritje me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, vlera totale e transaksioneve arriti në 1.99 trilionë lekë, në rritje me 18% në raport me 3-mujorin e parë të vitit 2025. Në numër veprimesh, peshën kryesore në veprimet bankare të shqiptarëve vazhdojnë ta zënë pagesat me karta, me rreth 68% të totalit. Në tre muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej rreth 10.9 milionë pagesa me kartë në terminalet elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave...