Boom në tregun financiar, obligacionet e shoqërive tregtare kalojnë vlerën e 400 milionë eurove

Boom në tregun financiar, obligacionet e shoqërive tregtare kalojnë vlerën e 400 milionë eurove

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në 39.1 miliardë lekë ose gati 404 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 10.7 miliardë lekë ose 38%. Ligjërisht, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionare dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri ato kanë nisur të përdoren në fund të vitit 2011 dhe emetuesit kryesorë kanë qenë bankat dhe institucionet financiare. Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe biznese apo investitorë institucionalë, si për shembull kompani të sigurimeve ose fonde investimi. Duke...