Bileta e autobusit me kartë bankare, Shoqata e Transportit konfuze për zbatimin dhe kostot
Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e nivelit të dytë për transaksionet me kartë bankare) në autobusët e transportit publik për pagesën e biletës me kartë bankare vijon të shkaktojë konfuzion te operatorët e transportit publik. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas ngre sërish shqetësimin se procesi mbetet i paqartë, por edhe teknikisht gati i pazbatueshëm për kushtet aktuale të transportit urban. Kryetari i shoqatës Kostandin Foni, pohoi për Monitor se këto masa po kërkohen në kuadër të plotësimit të standardeve që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por shtoi se kushtet konkrete për zbatimin e tyre ende nuk ekzistojnë. “Problemi kryesor mbetet funksionimi teknik i pajisjeve. Për të operuar normalisht, POS-et duhet të jenë të lidhura me internet wireless, gjë...
Burimi:
sot.com.al