Bankat vlerësojnë goditjet nga jashtë si rrezikun kryesor, ngelet shqetësimi për çmimet e pronave
Bankat vlerësojnë rrezikun e goditjeve nga jashtë dhe rrezikun e përkeqësimit të ekonomisë së brendshme si dy rreziqet kryesore për sistemin financiar në vend. Rezultatet e vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga industria bankare për gjysmën e dytë të vitit 2025, treguan se pasiguria e lartë që ka shoqëruar zhvillimet ekonomike dhe gjeopolitike gjatë vitit 2025 ka ndikuar në rritjen e shqetësimit të bankave për transferimin e goditjeve nga jashtë, duke e renditur këtë rrezik sërish si më të rëndësishmin e periudhës, ndonëse me një vlerësim disi më të zbutur krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2025. Megjithatë, duke pasur parasysh rritjen e tensioneve gjeopolitike në fillim të vitit 2026, Banka e Shqipërisë hipotizon se...
Burimi:
syri.net