Bankat “shtrëngojnë” dorën, refuzuan më shumë kërkesa për kredi në gjysmën e dytë të 2025

Bankat “shtrëngojnë” dorën, refuzuan më shumë kërkesa për kredi në gjysmën e dytë të 2025

Kërkesa për kredi në sektorin bankar pësoi rënie në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ndërsa bankat gjithashtu rritën shkallën e refuzimit të aplikimeve nga klientët. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, bankat raportuan se morën gjithsej 73,749 aplikime për kredi në gjashtëmujorin e dytë 2025. Numri i aplikimeve ra me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, e ndikuar kjo kryesisht nga ulja e numrit të aplikimeve nga individët. Në numër, aplikimet për kredi dominohen nga individët, me më shumë se 90% të totalit, ndërsa 10% janë aplikimeve të bizneseve. Numri i aplikimeve të shqyrtuara nga individët ka rezultuar në rënie me 3.5% krahasuar me një vit më parë. Në të njëjtën kohë, numri i aplikimeve të shqyrtuara në...