Banka e Shqipërisë ‘spastron’ tregun financiar, vendosen masa ndëshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë

Banka e Shqipërisë ‘spastron’ tregun financiar, vendosen masa ndëshkuese ndaj bankave të nivelit të dytë

Më shumë mbrojtje për qytetarët dhe më pak tolerancë për shkeljet. Këta janë disa nga përfundimet e evidentuara nga Banka e Shqipërisë në Raportin e Mbikëqyrjes për vitin 2025. Nga njëra anë, vitin e kaluar u morën më shumë masa për të ulur koston e kredive konsumatore, ndërsa nga ana tjetër janë shtuar kontrollet dhe ndëshkimet ndaj institucioneve financiare që nuk respektojnë rregullat. Për qytetarët, ndryshimi më i prekshëm lidhet me kreditë konsumatore. Banka e Shqipërisë ka vendosur kufij më të rreptë për normën efektive të interesit, duke bërë që ajo të bjerë nga rreth 95% në 62%. Kjo do të thotë se një familje që merr një kredi për mobilimin e shtëpisë, për blerjen e një pajisjeje elektroshtëpiake apo për të përballuar një shpenzim...