Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit në 2.5%

Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit në 2.5%

Norma bazë e interesit do të vijojë të jetë e pandryshueshme në nivelin 2.5%, pasi Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se politika aktuale monetare mbetet e përshtatshme për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe mbështetjen e ekonomisë. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se inflacioni u rrit në tremujorin e dytë të vitit, kryesisht si pasojë e shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Inflacioni mesatar për muajt prill-maj arriti në 2.9%, nga 2.5% në tremujorin e parë, por Banka e Shqipërisë vlerëson se kjo rritje do të jetë kalimtare. Sejko tha se ekonomia shqiptare vijon të shfaqë ritme të qëndrueshme rritjeje. “Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%, pasi gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm. Inflacioni...