Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Ekonomia shqiptare po hyn në gjysmën e dytë të vitit me ritme pozitive, pavarësisht pasigurive të krijuara nga tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të naftës. Banka e Shqipërisë vlerëson se vendi po përballet me këtë situatë nga një pozicion më i fortë ekonomik dhe financiar krahasuar me goditjet e mëparshme. Rritja ekonomike, eksportet e shërbimeve dhe ndërtimi kanë mbajtur peshën kryesore të zgjerimit të ekonomisë, ndërsa tregu i punës vijon të japë sinjale pozitive me rritje pagash dhe punësimi. “Konkluzionet kryesore janë se trendet e zhvillimit mbeten pozitive, stabiliteti makroekonomik dhe shëndeti financiar janë të qëndrueshëm dhe të përmirësuar. Ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë ndaj goditjeve të pritura. Inflacioni mbetet i kontrolluar dhe ende poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë”, tha drejtori...