Balla: Fund gardheve në plazhe dhe ndërtimeve gjatë sezonit turistik, ndryshimet në ligj nesër në Kuvend
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njoftoi përmes një videomesazhi se në seancën plenare të së enjtes Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë ndryshimet në ligjin “Për Turizmin”, të cilat synojnë të rrisin standardet në zonat turistike dhe të mbrojnë interesin e pushuesve. Balla bëri të ditur se një nga ndryshimet kryesore parashikon ndalimin e proceseve të ndërtimit gjatë sezonit turistik në zonat turistike dhe pranë strukturave akomoduese. Sipas tij, kjo masë vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të shumta të pushuesve për zhurmat dhe punimet e ndërtimit gjatë periudhës së pushimeve. “Synimi është që të ndalen zhurmat e makinerive të betonit dhe çdo proces tjetër ndërtimi gjatë sezonit turistik. Aty ku bashkitë nuk arritën ta zgjidhnin këtë problem me vendimet e tyre,...
Burimi:
sot.com.al