Autostrada Milot-Balldren, ministri tregon detajet: 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë dhe tunel 850 metra
17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, informon se rruga do të jetë e kategorisë A, me nga dy korsi qarkullimi dhe nga një korsi emergjence në secilin drejtim. Gjurma do të jetë e re, kurse rruga ekzistuese do të kthehet në alternative. Konkretisht, gjurma e aksit fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë-Shkodër, në Balldre. Një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy tuba do të ndërtohet mes Urës së Drinit dhe Balldrenit duke mundësuar anashkalimin e Lezhës. Autostrada do të përfshijë ura, nyje lidhëse, pika shërbimi dhe për kalimin me pagesë, monitorim inteligjent....
Burimi:
kohajone.com