Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Analiza e medias italiane: Durrësi, nyja që mund të ndryshojë Ballkanin, ja pse Shqipëria po bëhet porta e re e Europës!

Shqipëria po fiton një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në hartën strategjike të Evropës. Ky është përfundimi i një analize të publikuar nga e përditshmja ekonomike italiane Il Sole 24 Ore, e cila argumenton se vendi ynë është shndërruar në një hallkë kyçe të korridorit që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Sipas analizës, Italia nuk e sheh më sigurinë e saj energjetike, logjistike dhe industriale të kufizuar vetëm brenda territorit kombëtar. Përmes Korridorit VIII dhe rrjeteve energjetike që kalojnë në Ballkan, Roma po ndërton një sistem të integruar që shtrihet nga brigjet italiane, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, deri në Detin e Zi. Autori thekson se kablli elektrik Itali–Mal i Zi dhe Korridori VIII nuk duhen parë si projekte të ndara,...