Alarm për industrinë fason, rënie me 33% krahasuar me 3 vite më parë
Rënia drastike e importeve për përpunim aktiv gjatë muajve të parë të vitit 2026 sinjalizon një thellimin e krizës për industrinë fason. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vlera e lëndës së parë që hyn në Shqipëri për t’u ri-eksportuar ka zbritur në rreth 29.5 miliardë lekë për tremujorin e parë, duke shënuar një tkurrje me 1.7 % në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2025 dhe rreth 33% krahasuar me vitin 2023, kur ky sektor regjistroi kulmin e tij prej mbi 43.7 miliardë lekësh import lëndësh të para. Ky trend rënës, i cili nisi të bëhej i dukshëm në vitin 2024, tregon se sektori po përballet me humbje sistematike të porosive nga partnerët e huaj. Situata paraqitet veçanërisht kritike...
Burimi:
sot.com.al