A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shkojmë drejt një brezi që s’do të blejë kurrë një shtëpi
Ekspoerti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në nje interviste televizive, ka ngritur alarmin për rritjen e vazhdueshme të qirave dhe kostos së jetesës në Tiranë, duke paralajmëruar se situata pritet të rëndohet edhe më shumë gjatë muajve të ardhshëm. Sipas tij, qiratë do të vazhdojnë të rriten, sidomos në periudhën shtator-tetor, kur kryeqyteti përballet me fluksin e studentëve dhe të qytetarëve që zhvendosen drejt Tiranës për mundësi punësimi. “Absolutisht qiratë do të vazhdojnë të rriten. Fatkeqësisht, po e jap unë lajmin e keq: qiratë do të vazhdojnë të rriten, ndonëse jo me të njëjtin ritëm si më parë. Nga lëvizja ekonomike që shohim, do të ketë prapë një rritje këtë vit, sidomos në pjesën e shtator-tetorit. Problemi më i madh nuk është vetëm rritja...
Burimi:
sot.com.al