Egnatia, Vllaznia e Dinamo mbajë “gjallë” Superioren, largohemi nga “zona e kuqe” e UEFA-s

Egnatia, Vllaznia e Dinamo mbajë “gjallë” Superioren, largohemi nga “zona e kuqe” e UEFA-s

Nga ferri në parajsë, pa frikë mund të konsiderohet ky edicion i ekipeve shqiptare në Evropë, të paktën deri më tani. Fillimisht kuqezinjtë, në xhiron e parë, përjetuan makthe teksa ekipi më i mirë në vend, Egnatia, u eliminua me trup nga Champions League, mori një “shuplakë” të fortë nga Breidablik. Jo vetëm Egnatia, nga xhiro e parë, madje në Conference League, u eliminua edhe Partizani. Për fat të mirë, situata ndryshoi totalisht, në raundin e dytë të Conference League, ku Vllaznisë dhe Dinamos iu bashkua edhe Egnatia. Në aktin e parë, të tre ekipet shqiptare morën fitore, madje Egnatia...