Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Egnatia qendron e pamposhtur me 2 lojtarë më pak më fushë, kalon me sukses provën e parë me Olimpijan e Ljubjanës
Prova e parë kundër Olimpijas së Ljubjanës është kaluar me sukses. Egnatia është larguar e pamposhtur nga transferta sllovene, e cila përfundoi me shifrat e barabarta 0-0. Kampionët e Shqipërisë kanë rezistuar edhe me 2 lojtarë më pak në fushë, duke e mbajtur rrjetën të paprekur gjatë gjithë lojës. Bakajoko u largua me karton të kuq në minutën e 55, ndërsa në të 89-n Fangaj e la ekipin me 9 lojtarë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rrogozhinasit kanë marrë një rezultat pozitiv në Ljubjanë, çka i jep shpresë për një kualifikim hitorik në javën e ardhshme në Shqipëri./Sport Ekspres/